Rritet numri i të prekurve më Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se është rritur numri i rasteve më COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë testuar 100 persona, ku 18 persona kanë rezultuar pozitiv.
Raste aktive janë 55, ndërsa dy persona janë hospitalizuar.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë.
