Rritet numri i serbëve që e përkrahin pavarësinë e Kosovës
Ndonëse më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës, edhe sikur ajo të garantonte jetë më të mirë për ta, numri i atyre që mbështesin një Kosovë të pavarur është rritur për 5.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Në pyetjen “A do ta mbështesnit një plan të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe do të siguronte një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë për qytetarët e Serbisë?”, në vitin 2021 për “PO” kanë qenë 21 %, derisa në vitin 2022 kjo përqindje ka shkuar në 26.3, duke shënuar një rritje prej 5.3 %.
Ndërkohë është rritur edhe përqindja e serbëve të cilët mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën.
Në vitin 2021 kjo përqindje ka qenë 39.5, derisa në vitin 2022 ka shkuar në 44.2 %. (REL)