Rriten problemet për Bidenin, avokatët e tij e pranojnë se u gjetën edhe më shumë dokumente se që ishte menduar - NACIONALE

Rriten problemet për Bidenin, avokatët e tij e pranojnë se u gjetën edhe më shumë dokumente se që ishte menduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatët e Joe Bidenit kanë gjetur edhe më shumë dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Wilmington të Delawerit se sa që dihej më parë, e ka pranuar Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber, tha në një deklaratë se gjashtë faqe dokumentesh të klasifikuara ishin gjetur gjatë një kërkimi në librarinë private të Bidenit. Shtëpia e Bardhë kishte thënë më herët që vetëm një faqe ishte gjetur aty.

Zbulimi i fundit është shtesë e zbulimeve të gjetur në dhjetor në garazhën e Bidenit dhe në nëntor në zyret e ish-zëvendëspresidentit në Qendron Penn Biden në Wsahington, nga koha e tij si zëvendës i Obamas.

Saiber tha në deklaratën e të shtunës se avokatët personal të Bidenit, që nuk kishin verifikim të sigurisë, kishin ndaluar së kërkuari pasi kishin gjetur faqen e parë të mërkurën mbrëma. Sauber gjeti materialin e mbetur të enjten.

“Kur po e transferoja atë te zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që më shoqëronin mua, pesë faqe shtesë me shenjime të klasifikuara ishin gjetur mes materialit, që përbëjnë një total prej gjashtë faqesh,” – u shpreh Sauhber.

Deklaratat e Sauberit nuk shpjegonin se si Shtëpia e Bardhë kishte pritur dy ditë për të ofruar informacione shtesë mbi numrin e dokumenteve të klasifikuara. Shtëpia e Bardhë tashmë po përballen me kritika të shumta që ka pritur më shumë se dy muaj për të pranuar zbulimin e parë të dokumenteve në zyret e Bidenit.

Zhvillimi i fundit duket që sjell numrin e dokumenteve të klasifikuara në të paktën njëzet.

Mes këtyre dokumenteve kuptohet se ka materiale të kategorizuara si “top sekret”, mes të cilave rreth 10 ishin zbuluar në Qendrën Biden për Diplomaci në Universitetin e Pensilvanisë.

Kujtojmë se në ShBA kishte shkaktuar skandal të madh zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në resortin privat të ish-presidentit Donald Trump, i cili tashmë po përballet edhe me hetime kriminale për këtë çështje, e të cilat po mbikëqyren nga ish-Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Lajme të ngjashme