Rrëzohet njëri baner i Epopesë së UÇK-së pranë Kuvendit
Një nga banerët që ishte vendosur gjatë ditës së sotme në sheshin “Skënderbeu” në nderim të Epopesë së UÇK-së është rrëzuar.
Ky rrëzim ka ndodhur për shkak të erës së fortë.
Baneri i rrëzuar ishte mes dy banerëve gjithsej.
Aty shkruhej “Familja Jashari, ikonat e idealit kombëtar”. Në një tjetër baner shihej figura e komandant Adem Jasharit.
Në banerin e rrëzuar tregoheshin emrat e të gjithë të vrarëve në këto data historike në Prekaz. Kjo e shtyri gazetarin e Nacionales Vullnet Krasniqin që të shtronte një pyetje të thjeshtë para deputetëve të vendit me rastin e seancës solemne: sa anëtarë të familjes Jashari ishin vrarë në atë data? Për fat të keq, asnjëri nuk e kishte ditur.
Më poshtë e keni videon e gazetarit Krasniqi të përgatitur para se të rrëzohej baneri: