"Rreziku" i tashëm sipas Abdixhikut: Po kalojmë nga faza e diplomacisë në atë të sigurisë - NACIONALE

"Rreziku" i tashëm sipas Abdixhikut: Po kalojmë nga faza e diplomacisë në atë të sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke iu rënë toneve esëlluese, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përçoi një lexim të tij të situatës, sipas tij, të kumtuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare kohëve të fundit. Situata në veri, tha ai në Pressing, karakterizohet nga shqetësimi dhe paqartësia. “Ekziston rreziku real që Kosova për nga aspekti i sigurisë të përjashtohet fizikisht nga pjesa veriore e vendit”, tha mbrëmë Abdixhiku.

Çështja është, tha ai, se mund të kalohet përtej niveleve dialogue në nivele të sigurisë. “E për siguri, nuk është vetëm Kosova akter; por edhe forcat ndërkombëtare. Dhe siç ndodh rëndom, mund të merren vendime që janë përjashtuese ndaj Kosovës. Nuk po flas për përjashtime nga programet, por të përjashtimit të prezencës fizike në veri. Ky është rreziku real i Kosovës”.

Një gjendje të tillë, po qe se arrin të përkthehet në realitet, Abdixhiku tha se “nuk di se si kjo do të mund të quhej ndryshe përveç se kthim në vitin 1999”. Në dritën e kësaj, ai u shpreh edhe më paralajmërues se po qe se nuk ndryshon situata ditëve në vijim, diplomacia mund të bjerë.

Nuk jemi më në fazë të diplomacisë, pra çështja e diplomacisë bie përderisa nuk kemi ndryshe ditëve në vijim. Dhe ky ndryshim duhet të burojë nga Qeveria e Kosovës, sipas faktorit ndërkombëtar. Kurti nuk ka dhënë qartësi se si do të dalë nga çështja e tanishme”.

Duke provuar të lexojë atë se çfarë ka ndodhur në raport me veriun për 1 vit, Abdixhiku, shtroi tri pyetje, me ç’rast iu përgjigj të trijave negativisht. “A jemi më mirë, a jemi më afër me aleatë dhe a kemi më shumë sovranitet në veri”.

Sovraniteti në veri është reduktuar në një ndërtesë të vetme, në ndërtesën në Zveçan. Aty ku është policia e Kosovës dhe pranë të cilëve është KFOR’i sipas Rezolutës 12/44. Kaq është sovraniteti, rreth një ndërtese. A është ky soveraniteti të cilin ne duam ta kemi? Nuk është. A jemi më mirë në pozicionin tonë negociues? Fare! Çka ka ndryshu në thelb? Targat vazhduan të njëjtat, relacionet ndërkombëtare janë më të dëmtuara se kurrë”, shtoi Abdixhiku.

Është a paqenë përgjatë historisë së re të shtetit të Kosovës, tha ai, që i tërë komuniteti ndërkombëtar të kthehet kundër vendit, ndërsa kritikoi qeverinë kosovare se po sheh që interesat shtetërore t’i realizojë “vetëm”. “E shkuara na mëson që ne edhe në të kaluarën kemi pasur të drejtë, por kjo e drejtë pa komunitetin ndërkombëtar s’ka qenë e mundur të bëhet”.

E drejta jonë pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë është vetëm e drejtë diskutuese e filozofike brenda nesh”, tha ai.

Lajme të ngjashme