Rreth 100 persona aktiv me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Si rrjedhojë në vend janë gati 100 persona aktiv me këtë sëmundje.
Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik përgjatë 24-orëve të fundit në vend janë testuar 128 persona nën dyshimet se janë infektuar me koronavirus.
Nga ta 11 raste kanë rezultuar positiv.
Ndërkohë sipas IKSHPK-së 92 persona janë aktiv me Covid-19 në Kosovë.
Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 pacientë.
Në raportin 24 orësh, thuhet se të hospitalizuar janë nëntë pacientë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë të vdekur nga virusi korona gjatë 24 orëshit të fundit.