Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës - NACIONALE

Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreshteri Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri të vendit është shpallur hero i Kosovës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në mbledhjen komemorative që u organizua në nderim të policit Afrim Bunjaku, presidentja Osmani dha urdhrin e "Heroi i Kosovës" postmortem.

"Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ra në mbrjotje dinjitetit, prandaj sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i ndaj postmortem urdhin më të lartë të Republikës, urdhrin “Hero i Kosovës”." - u shpreh Osmani.

Nderimin e pranuan dy djemtë e policët të ndjerë.

Kujtojmë se varrimi i policit do të bëhet në ora 16:00 në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Lajme të ngjashme