Rrëmbehet dhe rrahet një 16-vjeçar në Pejë (Video)
Gjatë ditës se enjte, në ora 12:30, nën kërcënimin e armës është rrëmbyer në Pejë, një 16-vjeçar më inicialet E.N.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhët ne raportin e policis.
Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet se tre të dyshuar dalin nga një makinë, gjersa drejtohen tek një lokal ku ishte duke qëndruar 16-vjeçari, nga ku e shoqërojnë viktimën për në makinë.
Deri më tani PK, nuk ka njoftuar nëse të dyshuarit janë arrestuar.