Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës - NACIONALE

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa rajone të Kosovës janë përfshirë nga rrebeshe shiu e bore. Në Podujeve pati edhe bubullima të cilat tutje pasuan me ere, borë e me shi.

Por edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë e Drenas gjendja ishte e njëjtë.

E në Kosovë të shtunën pasdite parashikohet të bien temperaturat, ndërsa priten reshje bore dhe erëra.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën do të mbajë moti i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Ndërkohë të dielën do të mbajë mot me diell vranësira te cilat vonë gjatë natës parashihen të sjellin reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat extreme.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1 - 6m/s

Lajme të ngjashme