Rrahu gruan e tij, arrestohet burri në Fushë Kosovë - NACIONALE

Rrahu gruan e tij, arrestohet burri në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 06.01.2023 - 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme