Rrahman Jashari sërish përmend grevën në arsim, thotë se është zgjidhja e vetme - NACIONALE

Rrahman Jashari sërish përmend grevën në arsim, thotë se është zgjidhja e vetme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se Qeveria Kurti e ka mohuar mundësinë për bisedime dhe zgjidhja e vetme është greva.

Jashari në Tëvë1 ka thënë se ka dërguar edhe ndërmjetësues ligjor, që të mos ketë nevojë për grevë.

“E kemi dërguar ndërmjetësuesin ligjor, me shpresë që Qeveria do të thotë po dhe do të ulemi për të biseduar. Mirëpo, Qeveria Kurti e mohoi edhe këtë mundësi dhe na solli në një situatë ku nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse ligji për grevat nuk parasheh ndonjë mundësi tjetër. Ne jemi angazhuar të mos vijmë tek greva, duke dërguar letra tek secili institucion, kemi dërguar edhe ndërmjetësues, duke bërë edhe veprime të përshkallëzuara, pra me të vetmin qëllim të ulemi e të bisedojmë, të bëjmë zgjidhje për kërkesat tona e të mos ketë nevojë për grevë të përgjithshme”, tha Jashari.

Ndryshe, SBASHK ka bërë edhe më parë paralajmërim për grevë në fillim të muajit shtator, ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka konsideruar këtë paralajmërim si kërcënim.

Lajme të ngjashme