Rrahje mes shtatë personave në Prizren, Policia i arreston katër prej tyre
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë në Prizren.
Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Remzi Ademaj, Prizren / 29.12.2024-01:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet.