Rrahje mes pesë personave në Bibaj të Ferizajt, një i lënduar
Pesë persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje ku është përdorur edhe thika në Bibaj të Ferizajt.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gjatë përleshjes është përdorur thika dhe njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime truporore.
Nga ky rast, policia ka dërguar në mbajtje një të dyshuar, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË SË HUAJ
Fsh. Bibaj, Ferizaj 13.09.2023 – 00:10. Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.