“Rrahja e serbit” në Kllokot, Policia: Ishin nën ndikim të alkoolit, pësuan lëndime të lehta trupore - NACIONALE

“Rrahja e serbit” në Kllokot, Policia: Ishin nën ndikim të alkoolit, pësuan lëndime të lehta trupore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rrahjen e një personi në Kllokot.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ata kanë thënë se me urgjencë i janë përgjigjur rastit, duke shtuar se kanë kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi thuhet se ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, dhe se nuk janë intervistuar fillimisht.

Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, Policia bënë të ditur se njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë bërë të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjës, duke shikuar edhe kamerat e sigurisë që ishin në atë zonë ku dyshohet se kishte ndodhur rasti.

"Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë", përfundon njoftimi.

Ndryshe, për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediat serbe.

Lajme të ngjashme