Roja që nuk 'shihet': U punësua si "roje objekti" por që kryen detyra të ndryshme për Shpejtim Bulliqin? - NACIONALE

Roja që nuk 'shihet': U punësua si "roje objekti" por që kryen detyra të ndryshme për Shpejtim Bulliqin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, në vazhdimësi janë raportuar punësime partiake e familjare. Tashmë po del që të punësuarit nuk po e kryjnë punën e tyre.

Tash së fundi, raportohet se Rinor Hajrullahu i punësuar me anë të konkursit për pozitën “Roje e Objekti” nuk qëndron në krye të përgjegjësive që i ka kjo pozitë.

Sipas burimeve të Nacionales, Hajrullahu edhepse është punësuar si “Roje e Objektit” ai asnjëherë thuhet se nuk është parë në vendin e tij të punës.

Sipas po këtyre burimeve, Hajrullahu thuhet se shumicën e kohës kryen punë për kryetarin, Shpejtim Bulliqi.

Ai angazhohet nga Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi herë si shofer, e herë për mbikqyrjen, fotografimin dhe shantazhimin e punëtorëve. I njejti nuk e kryen detyrën e tij dhe nuk ka asnjë vendim të Njesisë së Burimeve Njerëzore për transferim në nevojë për pozitë tjetër.”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti.

Duke qenë i punësuar, e duke mos e kryer detyrën për të cilën ka kontratë, por duke kryer detyra tjera joinstitucionale, Hajtullahu deri më tani buxhetit të komunës i ka kushtuar rreth 2680 euro.”, ka thënë tutje burimi.

Ndërsa, përshkrimi i detyrave të punës sipas konkursit të hapur për “roje objekti” janë këto: “Gjatë orarit të punës në vazhdimësi kujdeset për mbajtjen e rendit; - Përcjell hyrjet dhe daljet në objektet e Komunës, të nëpunësve dhe të personave të tjerë dhe sipas nevojës merr masa adekuate për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë brenda dhe përreth objekteve të Komunës; -Pas përfundimit të orarit të punës nuk lejon hyrjen dhe qëndrimin në objektin e Komunës, të personave të panjohur; - Pas përfundimit të orarit të punës dhe gjatë ditëve të vikendit lejon hyrjen në objektin e Komunës, vetëm të atyre nëpunësve, emrat e të cilëve gjinden në listën e veçantë, të nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Administratës; - Nuk lejon bartjen e inventarit dhe sendeve të tjera nga ndërtesa e Komunës, pa leje të veçantë të Drejtorit; - Gjatë orëve të pasditës/natës bën vrojtimin dhe kontrollimin e ndërtesës.

Në anën tjetër gazeta Nacionale ka kontaktuar me Hajruallahu, por ai ka ndaluar telefonin porsa i është bërë pyetja se çfarë pune bën në komunë.

I njejtë më nuk e ka hapur telefonin. Nga ajo që shihet në profilin e Hajrullahut në Facebook, ai duket se është person i afërt me kryetarin Bulliqi.

Gjithashtu që Hajrullahu është i punësuar si roje objekti, e ka konfirmuar për Nacionalen edhe zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia.

Hajrullahu kishte dalur i pari me më së shumti pikë në konkursin që ishte hapur muaj më parë.

Për të mos harruar, qeverisja e Bulliqit edhe më parë ishte kritikuar për punësimet partiake e familjare.

Mediat kanë raportuar se në muajin korrik të këtij viti, vajza e Bulliqit është punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Duhet të kujtojmë se Vetëvendosjes gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte qenë jashtëzakonisht kritike ndaj punësimeve familjare e me libreza të partisë.

Lajme të ngjashme