Rizvanolli: Këtë vit kemi siguruar financim për investime në energji më sumë se në 40 vjetët e fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli doli në konferencë së bashku me kryeministrin Albin Kurti për të prezantuar situatën me energjinë dhe të arriturat gjatë vitit 2022.
“Sivjet kemi siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë dhe për përballje të qytetarëve me krizën. Nga 405 milionë, 330 janë për investime të reja përgjatë viteve në vijim”, është shprehur Rizvanolli
Ajo ka thënë se mjetet e siguruara këtë vit, nuk janë siguruar përgjatë 40 viteve.
“Vetëm sivjet kemi siguruar financim për investime më shumë se që janë realizuar katër dekadave të fundit”.