Rizvanolli: Kemi sfida në energji, Temormocentralet shumë të vjetra - NACIONALE

Rizvanolli: Kemi sfida në energji, Temormocentralet shumë të vjetra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ‘ka sfida në sektorin e energjisë’ sepse termocentralet janë shumë të vjetra.

Kemi sfida në sektorin energjetik sepse siguria jonë e rfurnizimit varet nga termocentralet 62 e 42 vjeçare sepse nuk janë bërë kurrë rehablitimet e tyre.

Një nga arsyet se pse që nga prilli nuk i kemi në fuksiion të gjitha blloqet është se për herë të parë në Termocentralin Kosova B po i modernizojmë turbinate dhe rrjeshimisht Blloku B2 është jashtë funksionit për këto operime për gati gjashtë muaj.

Kjo është një sakrificë e përkohshme por e domosdoshme dhe duhet ta bëjmë tash sepse nuk e kanë bërë kur cmimet e importit kanë qenë më të lira.

Po thuhet ndër të tjera, se këto janë remonte të rregullta, nuk është e saktë, po bëhen për herë të parë. Janë bërë intervenime të vogl, më qindar tender, me miliarda euro, por kurrë nuk janë bërë intervenime të tilla.

Për herë të parë, në Kosova B po bëjmë modernizimin e turbinave plus vendosjen e filterëve dhe një sërë investimesh që do ta rrisin kapacitetin për 80 megavatë.

Modernizimi i turbinave është një nga ato kontratat njëburimëshe që përmendet qe disa herë”, tha Rizvanolli.

Lajm në përditësim…

Lajme të ngjashme