Rizvanolli ia huq, prezanton gabimisht si nobelist një ekonomist që ishte në panel me Kurtin - NACIONALE

Rizvanolli ia huq, prezanton gabimisht si nobelist një ekonomist që ishte në panel me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka publikuar një fotografi, mbi të cilën ka njoftuar se Ricardo Hausmann, ekonomist i njohur, ishte i ftuar në një panel ku ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Rizvanolli e ka quajtur Hausmannin si nobelist të ekonomisë.

“Kënaqësi të kemi Nobelistin e Ekonomisë, Prof. Ricardo Hausmann, në bashkëbisedim me KM Albin Kurti, në Shtëpinë e Kosovës "House of Kosova" në Davos” – ka shkruar Rizvanolli.

Megjithatë, Rizvanolli ka gabuar në mbishkrim. Hausmann nuk është nobelist për ekonomist siç e prezantoi Rizvanolli, por është ekonomist në Harvard Kennedy School. Hausmann ishte edhe pjesë e qeverisë së Venezuelës gjatë viteve 90-ta.

Madje, listën e nobelistëve për ekonomi mundeni ta shikoni këtu.

Lajme të ngjashme