Prokuroria angazhon mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

Prokuroria angazhon mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokurori i Shtetit ka ndërmarr ndërmarr të gjitha masat për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve ditën e zgjedhjeve.

Përmes një njoftimin është është thënë se për garantuar integritetin e procesit zgjedhor janë angazhuar mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 7 qershor 2026, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, është thënë në njoftim, duke ftuar qytetarët që të njoftojnë prokurorinë për cdo parregullesi.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme