Rivarroset trupi i dëshmorit Ekrem Dili, i rënë në betejën e 12 prillit 1999
Sot është rivarrosur trupi i dëshmorit Ekrem Dili, i vrarë në betejën e 12 prillit 1999.
Ai u lind më 12 shtator 1975 në fshatin Orllan të komunës së Podujevës dhe ishte student i dalluar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të 15 vjetorit të vdekjes, mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Ekrem Dilit.

Ekrem Dili, pas rënies së Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij, kishte filluar të vepronte si roje dhe të angazhohej për më të mirën e mundshme për UÇK-në dhe për mbrojtjen e atdheut dhe vendit të tij, Kosovës.
