“Rinia po ikë, Albin Kurti?”, PDK organizon aksion para Qeverisë - NACIONALE

“Rinia po ikë, Albin Kurti?”, PDK organizon aksion para Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

”Rinia po ikë, Albin Kurti?” , ishte motoja e aksionit.

Partia Demokratike ka mbajtur përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit.

”Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi”, thuhet në reagim, raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme