Rikonfirmon Stano: Palët janë pajtuar me propozimin, tash kalojmë në fazën tjetër
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano në një prononcim para mediave e rikonfirmoi se Kurti e Vuçiq tashmë janë pajtuar për propozimin “franko-gjerman”, duke shtuar se palët janë pajtuar për tekstin.
Meqenëse palët janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes, sipas Stanos tash është koha që të kalohet në një fazë tjetër, e që është faza e zbatimit të kësaj marrëveshje, për të cilën BE-ja do të angazhohet për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë.
“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t'i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër” ka thënë Stano.