Ridvan Berisha i reagon Osmanit: Presidente, mirupafshim në gjyq
Gazetari Ridvan Berisha i ka reaguar Presidentes, Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit ka paralajmëruar padi ndaj tij për shpifje.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka nda me publikun informacionin që sipas e kishte të bazuar mirë se Osmani ka ndërhy në rastin e Pantiq.
“Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku. Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka thënë se nëse Osmani nuk e ka informuar Kurtin për këtë rast, nuk ka faj.
“Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç'faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq!”, ka përfunduar ai.
