Ribashkimi i Lladrovcit me PDK-në e hesht VV-në: Asnjë zë nga partia e Kurtit për unifikimin e PDK-së në Drenicë
Ribashkimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me PDK-në duket se nuk i ka pëlqyer Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi askush prej partisë së Albin Kurtit nuk e ka komentuar ribashkimit e të parit të Drenasit me PDK-në.
Ndonëse në polemikat e LLadrovcit me Kryesinë e PDK-së ishin përfshirë shumë zyrtar të lartë të VV-së, tani ata kanë zgjedhur të heshtin duke mos thënë asnjë fjalë për unifikimin e PDK-së në Drenicë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dje ka njoftuar se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet në PDK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi bashkë me Lladrovcin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.
Ky postim ka nxitur reagime të shumta jo vetëm brenda PDK-së.
Përplasjet e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladroci, me kryesinë e PDK-së i kishin pëlqyer fort partisë në pushtet. Në këto polemika ishin përfshirë shumë deputetët të partisë në pushtetit, duke i dhënë të drejtë të parit të Drenasit.
Madje qëndrimet e z. Lladrovci ishin komentuar edhe nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Në një intervistë të tij, Kurti kishte treguar se e kishte përcjell një intervistë të Lladrovcit.
Sipas tij, këto polemika tregonin se PDK-ja nuk është reformuar.
“Unë prej përvojës politike, prej lajmeve e kam të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë, por jam e sigurtë që si ka tre, as dy as një. PDK e di prej përvojës nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke folë me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër. E patë në një emision çka tha kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të PDK-së. Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike”, kishte deklaruar Kurti.
Pretendimeve të Kurtit iu kishte përgjigjur edhe kryetarit i Drenasit.
“Do të thotë ai e ka llugë në shtëpi të vet, ai vetëm menaxher nuk është dhe saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, për të mirë, mua nja 1 mijë vota mi humb për çdo herë në Drenas, kështuqë ai nuk më ka bërë as nder, as nuk ka bërë nderë çfarë ka folur…Turpi i botës është me i përmend Hashimin e Kadriun. Me thënë që ata vendosin se kush, çka me qenë. Me qenë ashtu ata kanë vendosur të jetë Enver Hoxhaj, por nuk është Enver Hoxhaj. Këtu kanë qenë dhe ia kanë lënë ta udhëheq. Me qenë me vendosë ata, është krejt temë tjetër”, kishte thënë Lladrovci.