Rezultati i zgjedhjeve, Hamiti i LDK-së: Kosova është në udhëkryq - NACIONALE

Rezultati i zgjedhjeve, Hamiti i LDK-së: Kosova është në udhëkryq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se me rezultatin e këtyre zgjedhjeve zgjidhja për Qeverinë e ardhshme është e vështirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja si fituese e këtyre zgjedhjeve nuk mund t’i formojë institucionet.

“Vetëvendosja dhe Albin Kurti vetë e kanë ndotur diskursin publik më shumë se kushdo. Gjuha e tyre ndaj rivalëve politikë është fyese, armiqësore. Me gjithë këto, dhe plot të tjera si këto, “Vetëvendosja” me satelitët po marrin mbi 40% të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partitë tradicionale shqiptare, në opozitë, kanë fituar më shumë vota së bashku, por jo siç kanë pritur. Fushatat e tyre elektorale kanë qenë më përmbajtësore, më të kulturuara. Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve zgjidhja për Qeverinë e ardhshme është e vështirë. Partia që i ka fituar zgjedhjet vetë s’mund ta bëjë. A do ta bëjnë të tjerat? Kosova është në udhëkryq”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme