Rezultati i AAK-së, Gjini: Asnjë votues i Aleancës nuk do të pendohet për votën e vet
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e cilësoi performancën e partisë në zgjedhjet e parakohshme si "nisje të jashtëzakonshme," ku deri më tash AAK është në 7.22% me mbi 46 mijë vota.
"I falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar, e posaçërisht ata që e kanë votuar Aleancën. Mundem vetëm me ju thanë që kurrë nuk kanë me u pendu për votën e vet," deklaroi Gjini.
Ai akuzoi se gara zgjedhore u mbajt në "një terren absolutisht jofer politik, ku janë përdorë të gjitha mjetet e mundshme për me e kthy rezultatin në favor të pushtetit."