“Rezistencë”, “Nuk ka dorëzim” – Veriu mbushet me grafite të reja nga ‘Brigada e Veriut’
Brigada e Veriut është grupi më i ri i organizuar me veprimtari të dyshimtë në pjesën veriore të vendit.
Mëngjesin e sotëm zona të ndryshme të veriut janë zgjuar me grafite të reja, duke bërë thirrje për rezistencë të serbëve.
“Nuk ka dorëzim – Brigada e Veriut”! “Këtu jemi” ! “Është obligim i secilit të refuzoi”!”, janë grafitet të cilat janë shfaqur sot në mëngjes.
Këto janë grafitet e reja të shkruara nëpër pjesën veriore, pasi ngjashëm kishte ndodhur edhe më parë.
“Brigada e Veriut” që ka marrë përgjegjësinë për këto grafie, është përmendur si e dyshuar edhe për djegien e veturave në pjesën veriore.

