“Rezistencë në çdo hap” – Vazhdon shfaqja e grafiteve të reja, tash në Leposaviq - NACIONALE

“Rezistencë në çdo hap” – Vazhdon shfaqja e grafiteve të reja, tash në Leposaviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me grafitë të reja nëpër rrugë e mure, është zgjuar sot edhe Leposaviqi.

Pas Mitrovicës së Veriut, “Brigada e Veriut” ka shfaqur grafite të ngjashme edhe në komunat e tjera.

Mediumi KosovOnline raporton se në grafite shkruhet “Rezistencë në çdo hap, nga 21 nëntori është përgjegjësi e të gjithëve”, transmeton Nacionale.

Grafite të ngjashme u shfaqën edhe dje në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi që nga sot një javë, për të gjithë serbët me targa ilegale, nis shqiptimi i gjobave.

Grafiti u Leposaviću
Grafiti u Leposaviću

Lajme të ngjashme