Revoltë pas aktgjykimit: Qytetarë të shumtë protestojnë para EULEX-it
Shpallja e aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur tensione dhe revoltë të menjëhershme qytetare.
Pas dënimit të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 vjet dhe Rexhep Selimit me 13 vjet, mijëra qytetarë, të cilët po e ndiqnin vendimin në sheshet e Prishtinës, marshuan të revoltuar drejt zyrave të misionit të EULEX-it.
Pranë rrethojave me tela me gjemba të kompleksit, qytetarë të shumtë janë afruar për të protestuar kundër vendimit të Speciales.
Fotografitë që vijnë nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, tregojnë protestuesit – mes tyre veteranë dhe të rinj me flamuj të UÇK-së, flamuj kombëtarë dhe bluza me mbishkrimin simbolik “Liria ka emër” – duke protestuar para kordonit mbrojtës.
FOTO:









