Retuers: Irani ka lëshuar 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar
19:30 – E përditësuar: Ministrina e Mbrojtjes së Katarit deklaroi mbrojtja ajrore e vendit ka interceptuar një sulm me raketë që kishte në shënjestër bazën ajrore Al Udeid në Katar, duke shtuar se sulmi nuk ka shkaktuar asnjë të vdekur apo të plagosur.
Rreth sulmit
Shtetet e Bashkuara deklaruan se ndoqën nga afër disa raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak, raportuan mediat ndërkombëtare.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, ndodhen aktualisht në Dhomën e Situatës në Shtëpinë e Bardhë.
Një zyrtar i lartë kishte deklaruar më herët se zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes po monitoronin nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar.
Presidenti Donald Trump e vizitoi këtë bazë muajin e kaluar, duke u bërë presidenti i parë amerikan që e viziton që nga viti 2003. Al Udeid është baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
"Asnjë vizitë në rajonin e Gjirit nuk do të ishte e plotë pa ndaluar për të nderuar burrat dhe gratë që e mbajnë Amerikën të sigurt, të fortë dhe të lirë", u shpreh Trump para ushtarëve më 17 maj.