Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Drenas, ekipi i zjarrfikësve del në terren
Moti i ligë dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zabel të Ulët të Komunës së Drenasit.
Ekipi i zjarrfikësit të kësaj komune kanë dal në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.
Përmes një njoftimit nga komuna, kanë bërë të ditur se Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda ka dalë në terren ku janë duke u kryer intervenimet e nevojshme.
Sipas tyre në Zabel të Ulët janë duke u bërë tri intervenime.
Njoftimi i plotë:
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyn pas vërshimeve në fshatin Zabel të Ulët
Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran - Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.
Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.
Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve.
Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.
