Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, fituese Lëvizja e Milatoviq dhe Spajiq
Sipas rezultateve të para preliminare në Mal të Zi, Lëvizja “Tani Evropa”, është duke fituar pas numërimit të 82 për qind të votave.
Lëvizja “Tani Evropa” e presidentit aktual të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, është duke prirë me 26 për qind të votave, sipas të dhënave paraprake nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), raporton Vijesti.
Ndërsa partia e dytë është partia e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq.
Koalicioni "Së bashku" (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23 për qind, "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15.1, koalicioni Lëvizja e Urës e Dritan Abazoviqit dhe demokratëve (Demokratët-URA) 13 për qind.
Numërimi është duke vazhduar edhe më tej.
