Reshjet e shiut bllokojnë rrugën për në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Reshjet e shiut që filluan sot gjatë ditës në Prishtinë kanë shkaktuar probleme.
Ato kanë vërshuar disa rrugë, duke bllokuar qarkullimin e këmbësorëve, por edhe automjeteve.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet njëra nga rrugën në lagjen Dardania, rruga që të dërgon për në Stacionin e Autobusëve.
Rruga pothuajse është bllokuar e tëra për këmbësoret dhe se automjete e kanë shumë të vështirë kalimin.