‘Republika jonë simotër, realitet i pakthyeshëm’: Rama në OKB u çon mesazh shteteve që s’e njohin Kosovën - NACIONALE

‘Republika jonë simotër, realitet i pakthyeshëm’: Rama në OKB u çon mesazh shteteve që s’e njohin Kosovën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka theksuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet.

Rama gjatë fjalimit të tij, fillimisht, ka thënë se popujt e Ballkanit janë në një moment të një mundësie historie:

“Sot, popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike, në kontekstin e një rreziku historik më gjërë në Evropë. Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi. Do të thoja që Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion më të mirë se s aka qenë, duhet të punojmë pa rreshtur e me durim, mes vetes tonë në rajon, e mbi të gjitha me aleatët e partnerët, për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën jot ë jetë vetëm i pamundur, por i paimagjinueshëm”.

Kryeministri shqiptar ka thënë se “Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me përspektivë të qartë evropiane”.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një përspektivë të qartë evropiane, e një aleancë të padiskutueshme të komunitetit të madh demokratik të vendeve.” – u shpreh ai gjatë fjalimit të tij, transmeton Nacionale.

Rama ka shtuar se nuk mund të zbehet e vërteta, që Kosova është pjesë e pandashme e komunitetit ndërkombëtar.

Mes tjerash, ai ka pasur edhe një mesazh për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Kosovën si të pavarur, duke thënë se “nuk mund ta mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme”.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës, kanë për synim të shpërqendrojnë e hutojnë këdo në këtë ndërtesë, e opinionin publik ndërkombëtarë, por kurrë nuk do të mund ta zbehin të vërtetën, Kosova është pjesë e pandashme e komunitetit ndërkombëtar, një anëtarë aspirante e komunitetit euroatlantik, nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke nisur nga pesë shtete të BE-së që s’e njohin Kosovën me të drejtë në çdo organizatë e forum.” – tha ai.

Lajme të ngjashme