Reporterët pa Kufij: Qeveria e Kurtit po e shtyn drejt mbylljes Klan Kosovën, po kërcënohet rëndë pluralizmi i informacionit
Reporterët pa Kufij kanë reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Nga kjo organizatë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së mediave kanë thënë se me një vendim të tillë po kërcënohen rëndë pluralizmi i informacionit.
Tutje, ata kanë nënvizuar se duke pezulluar certifikatën e Klan Kosova, Qeveria e Kurtit po e shtyn televizionin drejt mbylljes dhe kanë bërë thirrje që vendimi të rrezohet.
#Kosovo: pluralism of information severely threatened with rejection of complaint by country's largest private media @klankosova_tv! By maintaining the suspension of its business certificate, @albinkurti's government is pushing it towards closure. This decision must be overturned https://t.co/P4tXoA9ESO pic.twitter.com/fsSsBi4x58
— RSF (@RSF_inter) July 28, 2023
