Replika e ‘kunja’ në distancë: Kush i reagoi Avdullah Hotit që kërkoi ndryshime në LDK? - NACIONALE

Replika e ‘kunja’ në distancë: Kush i reagoi Avdullah Hotit që kërkoi ndryshime në LDK?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një postim i deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkaktuar një valë reagimesh në partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Hoti ka përmendur favorizime, dyshime për manipulime me vota në diasporë, rezultat të dobët, fushatë të personalizuar, dhe kritika të tjera. Në këtë formë, duke insistuar në ndryshim të lidershipit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, ky postim i Hotit nuk u prit mirë nga një pjesë e udhëheqësisë së LDK-së.

I fundit që reagoi ishte edhe vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili postoi një fotografi në rrjete sociale, ku shihet me familjen gjatë fushatës.

Megjithatë, reagimet para Abdixhikut ishin të shumta.

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i quajti këto kërkesa qesharake dhe të pakuptimta.

“Si nënkryetare e LDK, deklaroj se kjo është kërkesë qesharake. Strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë kryetarit aktual të partisë, i cili partinë e mori me rënien më të madhe historike në 12%, dhe e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes (me 70% rritje)”, ka thënë ajo të martën.

Postimi i Hotit u pëlqye edhe nga Arben Gashi, Rrezarta Krasniqi dhe Agim Veliu.

Edhe një tjetër nënkryetar, Gazmend Muhaxheri – i doli kategorikisht kundër Avdullah Hotit.

Logjika, sipas tij, është përmbys. Shkarkimi është i udhës kur ka rënie, e jo ngritje.

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”, ngreu retorikisht pyetje Muhaxheri në një përgjigje për RTV21.

“Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku”.

“Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë...

Nënkryetari tjetër kundër Hotit dhe në favor të Abdixhikut: Lutfi Haziri

LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë. Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj. Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit”, shkroi Lutfi Haziri

Brendarreshtash Lutfi Haziri pati edhe thumba jo-referencial – por të përbdrendshëm partiakë: “betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti!”.

Agim Veliu i diferencuar nga lidershipi partiak duke u lënë edhe jashtë listës zgjedhore jehoi në favor të Avdullah Hotit.

Të jesh i pafuqishëm ta ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht "afër" vetes nuk është edhe shumë tragjike.

Është për keqardhje të të detyrojnë, apo të vetdetyrohesh për t'ia mbajtur ison shefit dhe, të dalësh publikisht e ta mbrosh "liderin" ,i cili po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vjet ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, shkroi ai.

Së fundmi, reagoi edhe Florian Dushi.

“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”, shkroi mes tjerash Dushi.

Lajme të ngjashme