Rënia e LDK-së, Buzhala u shtron pyetje të parehatshme: Ndoshta pse Lumiri ka flirtu me Vjosën? Ndoshta që s’bohna me askënd? - NACIONALE

Rënia e LDK-së, Buzhala u shtron pyetje të parehatshme: Ndoshta pse Lumiri ka flirtu me Vjosën? Ndoshta që s’bohna me askënd?

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Rënia domethënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në vota, sipas gazetarit Berat Buzhala, assesi s’ka të bëjë me arsyen “që nuk ka hy në koalicion me Albinin”.

Madje për Buzhalën ‘arsyetime’ të tilla s’i mbështet as përvoja e vetë këtyre zgjedhjeve.

Sepse, shton ai, “dy kritiket me te fuqishem te ketij pushteti nga radhet e LDK’se kane qene Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti” dhe këta dy të fundët janë ndër më të votuarit deri tash.

“Ndoshta eshte e kunderta. Ndoshta flirti i Lumirit me Vjosen ishte arsyeja? Ndoshta refuzimi i Lumirit me u bo me PDK’ne e AAK’ne ishte arsyeja? Ndoshta qendrimi qe nuk bohna me askend?”, tha ai.

Postimi plotë:

Me thane qe LDK ka ra ne vota sepse s’ka hy ne koalicion me Albinin, eshte sikur me thane kjo parti duhet me u shkri ne LVV, sepse s’ka kuptim ekzistenca e saj.

. Nese elektorati i LDK’se paska dashuri per LVV’ne e Vjosen, pse i kane votu keta te dyte me se shumti? Plus Janinen, e cila qe tre muaj flet vec per VukVendosje.

LDK ka ra ne 130 mije vota. Ne vitin 2021 ka qene edhe pak me poshte, por pastaj u ngrit ne 180 mije vota.

Kushdo qe e merr partine nuk duhet me ra nen kete shantazh. LVV nuk e ftonte LDK’ne ne koalicion. E urdheronte me shku.

Pse ka ra LDK?

Ndoshta eshte e kunderta. Ndoshta flirti i Lumirit me Vjosen ishte arsyeja? Ndoshta refuzimi i Lumirit me u bo me PDK’ne e AAK’ne ishte arsyeja? Ndoshta qendrimi qe nuk bohna me askend?

Oh mjera partia qe po trajtohet si lecke.

Lajme të ngjashme