REL: Vazhdojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar në veri - NACIONALE

REL: Vazhdojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuar sot, ku ka nisur një marsh nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve të arrestuar ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.

REL ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë: Dushan Obrenoviq, Radosh Petroviq, Millun Millenkoviq-Llune, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq, Nemanja Vlashkoviq, Millan Bozhoviq dhe Sllagjan Trajkoviq.

Tubimi është organizuar nga një shoqatë që mbledh sportistë në veri dhe pjesë e këtij marshi kanë qenë edhe mjekët dhe stafi mjekësor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicës së Veriut.

Protesta të njëjta, dhe për arsye të njëjta, organizohen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zone dhe largimin e kryetarëve nga zyrat në ndërtesat komunale.

Lajme të ngjashme