REL: Asociacioni - “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit - NACIONALE

REL: Asociacioni - “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Alexander Botsan-Kharchenko, ambasadori i Rusisë në Beograd, ka paralajmëruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

REl, gjithashtu, ka raportuar se ambasadori Botsan-Kharchenko, ka thënë se Rusia angazhohet për themelimin e Asociacionit.

Rusia angazhohet për një diskutim produktiv për thelbin e problemeve, që janë vërtet akute për serbët, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, tha ai.

Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka marrë kryesimin njëmujor të këtij organi në këtë muaj.

Kryesimi i saj korrespondon me seancën e rregullt për Kosovën, të caktuar për 27 prill.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të kundërshtojë çdo keqpërdorim nga ana e Rusisë, gjatë udhëheqjes së Këshillit të Sigurimit.

Ardhja e Rusisë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e denjë për një shaka të 1 prillit. Pavarësisht se është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Rusia vazhdon ta shkelë thelbin e kornizës ligjore të OKB-së”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, transmeton REL.

Lajme të ngjashme