Regresi në lirinë e medias, LDK: Ky është një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve - NACIONALE

Regresi në lirinë e medias, LDK: Ky është një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e shqetësuar me regresin që Kosova ka shënuar në fushën e lirisë së media.

Përmes një komunikate për medie, LDK-ja ka vlerësuar se gjetjet e Indeksit të Reportereve pa Kufij e kanë rikthyer Kosovën në një korridor të errët të censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave.

Sipas kësaj partie opozitare, ky është një alarm që duhet t`i mobilizojë të gjithë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson tejet shqetësuese që Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me një raport të ri alarmues, atë të “Reporterëve Pa Kufij”, i cili njëjtë si tre raportet e fundit, “Raportit të Progresit”, “Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit” dhe “Freedom House”, që flisnin për kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, ngjashëm edhe ky i fundit alarmon. Veçse në masë më të madhe, duke raportuar se Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies, duke u renditur në vendin e 75 nga 56 sa ishte vitin e kaluar. Ky raport na ka rikthyer në një korridor të errët të censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Ky nuk është thjesht një sinjal përkeqësues; është një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lajme të ngjashme