Regjistrohet dështimi 44-të, Dehari i VV-së përsëri nuk e respekton Aktgjykimin e Kushtetueses - NACIONALE

Regjistrohet dështimi 44-të, Dehari i VV-së përsëri nuk e respekton Aktgjykimin e Kushtetueses

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

Edhe në përpjekjen e 44-të është parë skenar i njëjtë. Kjo pasi VV-ja nuk ka hequr dorë nga skenari i saj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, përsëri ka refuzuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Ai edhe sot të ua ndërpres fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 55 vota, kudër dhe abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të premten në orën 11:00.

Një veprim të tillë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si shkelje të re të Kushtetutës së Kosovës.

Kjo ka bërë që PDK-ja dhe LDK-ja sërish për këtë çështje t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.

Ajo ka deklaruar se Kushtetuesja duhet të sqarojë se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit që është përmendur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme