Regjistrimi i popullsisë: Vështirësi që procesi të kryhet edhe në pjesën veriore - NACIONALE

Regjistrimi i popullsisë: Vështirësi që procesi të kryhet edhe në pjesën veriore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, tha se sipas rekomandimeve ndërkombëtare që regjistrimit i popullsisë të jetë i suksesshëm kërkohen disa parakushte.

Sipas tij, nuk rekomandohet që ky proces të zhvillohet kur situata politike është e tensionuar, e duke marr parasysh situatën në veri të vendit ai tha se shpreson që edhe këto komuna me shumicë serbe të marrin pjesë në këtë proces.

“Në rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë për një regjistrim të suksesshëm kërkohen parakushtet. Zakonisht kërkohen që në një vend të mos ketë zgjedhje për shkak se fushatat mund të ngatërrohen me njëra tjetrën dhe nuk rekomandohet të ketë të njëjtën kohë fushat për regjistrim të popullsisë dhe për zgjedhje”.

“Pastaj situatat e jashtëzakonshme siç ishte rasti i pandemisë apo tërmeteve, apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Gjithashtu edhe situata politike konsiderohen që nuk rekomandohet të organizohet regjistrim i popullsisë në ato zona. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të mbizotëroj paqja dhe do të krijohen kushte që me një nëntor të realizohet regjistrimi i popullsisë edhe në këto katër komuna veriore”, tha ai.

Berisha shtoi se shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë për 1 nëntor, është bërë për shkak të vonimit të procedurave për ta trajtuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Lajme të ngjashme