Refuzimi i ankesës për kthimin e adresës, Bislimi: Gjykata Kushtetuese e Serbisë e legjitimoi praktikën diskriminuese - NACIONALE

Refuzimi i ankesës për kthimin e adresës, Bislimi: Gjykata Kushtetuese e Serbisë e legjitimoi praktikën diskriminuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, e cila i është pasivizuar më herët.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai ka shkruar se ky vendim e legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët.

Sipas tij, një vendim i tillë cenon të drejtat themelore të njeriut.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët. Ai cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të ngjashme