Referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri “do të dështojë” - NACIONALE

Referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri “do të dështojë”

3 javë më parë

nga NACIONALE

Referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri “do të dështojë”, beson në plotni edhe politikani opozitar serb nga Mitrovica e Veriut, Stefan Veljkoviq.

Veljkoviq – kundërshtar i ashpër i Listës Serbe, dhe një nga zërat opozitarë më vokalë prej serbëve të Kosovës – pas thirrjes së LS-së për bojkot të referendumit, ndonëse rikujton se në mesin e serbëve ajo parti “e ka humbur kredibilitetin qëmoti” megjithatë na thotë se qysh para një muaj e gjysmë s’kanë parë prospekt se ky referendum mund të realizohet.

Në një bisedë me Nacionalen, Veljkoviq beson të ketë në rend të parë problem me numrat e paraqitura të votuesve në veri, të cilat beson të jenë në shpërputhje me banorët realë në veri.

Thuhet që janë 40 mijë votues në veri, që është qesharake, a ne s’i kemi 30 mijë banorë në veri në total e jo 40 mijë votues. Do të jetë katastrofike, për popullatën lokale por edhe proceset demokratike. Demokraci edhe s’ka pasur por tashmë jemi edhe më poshtë se zero”, thotë Stefan Veljkoviq nga partia politike ‘Demokracia Serbe’.

Veljkoviq fajëson në masë të madhe KQZ-në për, siç beson ai, “krijim të vështirësve” derisa madje edhe pretendon se iniciativës së tij i është refuzuar kërkesa për të qenë “vëzhgues” në procesin e referendumit.

E dimë që s’do të jetë fer”, thotë ai, për referendumin.

Pyetur se a i bashkohen si forcë politike thirrjes së Listës Serbe për të bojkotuar referendumin, Veljkoviq thotë se “jo”; derisa vazhdon dyshimet e tij ndaj procesit.

Shikoni, pozicioni jonë i vetëm është që ky referendum s’do të jetë fer dhe qytetarët duhet të vendosin vetë (se a dalin ose jo në referendum) dhe jo të na lënë neve apo dikë tjetër t’ju tregojnë se çfarë të bëjnë”, na tha ai.

Njëherë thanë që të gjithë do të votojnë në një ndërtesë të vetme, me dy ose tri dhoma që janë shumë të vogla, dhe e bëjnë të vështirë për 5 mijë njerëz, p.sh në Mitrovicë të Verkiut, që 10 mijë njerëz të votojnë në veç disa dhoma, dhe aty t’u thonë jo s’është këtu vendovotimi yt shko diku tjetër, dhe do të krijonin veçse vonesa që t’i dekurajonin njerëzit të mos votojnë, thjessht do të bëhej një sharadë”, beson ai.

Veljkoviq fajëson “të dyja palët” për dështim të këtij procesi, edhe Listën Serbe edhe qeverinë e Albin Kurtit.

Para një muaji ne kemi kërkuar që OSBE-ja të merrte përsipër referendumin, sidoqoftë na refuzuan, OSBE-ja refuzoi ta organizonte; edhe pse kishim 10 arsye se pse KQZ-ja do të na krijojë vështirësi të ndryshme. Ne e dimë që nuk do të jetë fer, dhe e dimë që Lista Serbe nuk po ia dilte të mbledhte informacionin rreth të gjithëve se kush do të votonte në referendum. Prandaj kjo ka qenë diçka që e ata e kanë ditur qëmoti”, na tha ai.

Por, nisën këtë ‘iniciativë qytetare’, këtë peticionin, që sigurisht se ishte i sponzorizuar nga ta, nga Lista Serbe. Ne e dinim që diçka e tillë do të ndodhte, dhe paralajmëruam para një muaj e gjysmë, e gjeni në uebsajtin tonë. Referendumi do të dështojë”, shtoi mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme