Reçica pas mungesës së Sveçlës në Kuvend: Ndoshta ka shkuar ta ruajë kufirin
Gjatë seancës së Kuvendit, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, pati një pyetje për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, i cili nuk ishte i pranishëm në Kuvend.
Deputeti Reçica tha se pyetjen të cilën e kishte për ministrin Sfeçla, po e lë për një seancë tjetër, kur ministri të jetë i pranishëm.
“Po e lë pyetjen për kur është këtu ministri, ndoshta paska shku me rujt kufirin” - ka thënë Reçica.
Deputetët e Kuvendit janë ankuar për mungesën e ministrave në sallë. Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka mbështetur ankesën e tyre.
