Reagon Sali Berisha: Vëllai i Edi Ramës, Vuçiqi, do ndezjen e një konflikti në rajon
Edhe Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe pas tubimit të mbajtur nga këta të fundit.
Me një njoftim në Facebook, Berisha ka thënë se ky vendim i serbëve për largim nga Institucionet e Kosovës është për faktin se e ka urdhëruar Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.
“Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje është shprehur se ky urdhër i Vuçiqit është dhënë vetëm për faktin se Kosova është në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosovë, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës.
“Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj”, thuhet në postimin e Berishës.
Ai tuje ka treguar se Partia Demokratike shqiptare i dënon ashpër përpjekjet për të ndezur konflikt të ri në rajon.
“Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm”, përfundon njoftimi i tij.
POSTIMI: