Reagon Lajçak pas shpërthimit në Ibër-Lepenc: Përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar për shpërthimin e djsëm që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, duke thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.” - ka shkruar Lajçak.
I fully align with @AivoOrav. Those responsible for sabotaging Kosovo’s critical infrastructure must be held accountable. https://t.co/eUihJAIxgr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 30, 2024