Reagon Kusari-Lila: Akte të dhunës janë ato të bandave në veri, kanë plagosur policë e i kanë bllokuar komunat - NACIONALE

Reagon Kusari-Lila: Akte të dhunës janë ato të bandave në veri, kanë plagosur policë e i kanë bllokuar komunat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri, duke thënë se aktet e dhunës dhe agresionit janë ato të “bandave” atje.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, Kusari-Lila ka deklaruar se sundimi i ligjit dhe normaliteti në very janë të nevojshme, dhe se Serbia duhet të përmbahet nga dhuna.

“Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri të Kosovës që kanë sulmuar makinat e policisë, kanë plagosur policë dhe kanë bllokuar ndërtesat komunale për kryetarët e bashkive të zgjedhur ligjërisht. Sundimi i ligjit dhe normaliteti në veri janë të nevojshëm dhe Serbia duhet të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.” – ka shkruar ajo.

Situata në veri

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve të komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë." - është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme