Reagon Konjufca pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales, kërkon hetime rreth rastit - NACIONALE

Reagon Konjufca pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales, kërkon hetime rreth rastit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas ekipit të Nacionales në Prizren, derisa po raportonin nga protesta kundër Dokufestit.

Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve dhe fyerjet ndaj tyre janë të papranueshme.

“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, Konjufca ka bërë thirrje nga organet kompetente që ta hetojnë rastin në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave përkatëse.

Postimi i plotë:

Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.

Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.

Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse.

Lajme të ngjashme