Reagon edhe Gashi për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Sot pushteti mori një karton të kuq - NACIONALE

Reagon edhe Gashi për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Sot pushteti mori një karton të kuq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pushteti sot mori karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese - antikushtetuese.” – ka thënë ai.

Më tutje, ai ka cituar nenin me të cilin ky ligj nuk është në përputhshmëri.

Postimi i plotë:

Lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.

Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese - antikushtetuese.

Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës.

Lajme të ngjashme